Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Maldini: Maradona dhe Ronaldo më të mirët Sun Oct 05, 2008 6:36 pm |
|
|
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka thënë se sulmuesit më të mirë kundër të cilëve ka luajtur ndonjëherë, janë Diego Maradona dhe braziliani Ronaldo.
“Më i miri kundër të cilit kam luajtur ndonjëherë ka qenë Maradona. Ai është sulmuesi i cili më ka vënë në vështirësi të madhe në fushë”.
“Maradona është më i miri, mirëpo edhe Ronaldo në dy vitet e para tek Interi ka qenë një fenomen”.
“Derbi më i mirë kundër Interit ka qenë ai vitit 2003 në Ligën e Kampionëve, ka qenë plot tension dhe dukej se nuk merr fund kurrë”, ka përkujtuar kapiteni i Rossonerëve. |
|