Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Lazio frenohet nga Lecce Sun Oct 05, 2008 6:35 pm |
|
|
Simone Inzaghi, i futur si zëvendësuar, ka shënuar një gol të vonshëm për ta shpëtuar Lazion nga humbja, në ndeshjen përballë Lecces të zhvilluar në Olimpico, që përfundoi me rezultat 1-1.
Simone Tiribocchi solli avantazhin për mysafirët e Lecces, në minutën e 25-të, kur goditja e tij me kokë përfundoi në rrjetën e portierit Juan Pablo Carrizo.
Ky ishte goli i parë i Lecces në udhëtim këtë sezon, që mbase mund të ishte vendimtar për fitore, por Lazio arriti të nxjerrë barazim falë golit të Inzaghit, një minutë para fundit të kohës së rregullt (89’).
Me këtë pikë të fituar, Lazio vazhdon të jetë lider i Serie A, me 13 pikë, dy më shumë se Napoli, që gjendet në vendin e dytë. |
|