Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Schuster mund të largohet në fund të sezonit Fri Oct 03, 2008 10:30 pm |
|
|
Bernd Schuster nuk do ta vazhdojë punën si trajner i Real Madridit më shumë se deri në fund të këtij sezoni, pasi që ai nuk mund ta durojë ndërhyrjen e Ramon Calderon dhe Predrag Mijatovicit.
Sipas “Sport”, gjermani ishte dashur të largohej nga Mbretërit që në fund të sezonit të kaluar, megjithatë ai e vazhdoi kontratën edhe për dy vite të radhës, por si duket fituesi i La Ligas do ta mbyllë më herët bashkëpunimin me madrilenët.
Presidenti Calderon dhe drejtori sportiv, Predrag Mijatovic, janë dy pengesat kryesore të Schuster, të cilët i përzihen në punën e ish-trajnerit të Getafes.
Nëse situata vazhdon të jetë e ngjashme edhe më tutje, gjithmonë sipas “Sport”, Schuster nuk do të jetë edhe për një vit tjetër në drejtimin e Los Merengues. |
|