Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Ançeloti këmbëngul për Bregun e Fildishtë Tue Oct 28, 2008 9:02 pm |
|
|
Galiani e mbështet
Klimë e qetë në shtëpinë e Milanit. Kështu krijohet mundësia për një shfaqje argëtuese midis Adriano Galianit dhe Karlo Ançelotit, që ka të bëjë me dëshirën e trajnerit milanist për të drejtuar një ekip kombëtar afrikan (flitet për Bregun e Fildishtë) në Botërorin e ardhshëm të Afrikës së Jugut. “Karleto është njeri i familjes dhe marrëdhënia jonë nuk do të vihet kurrë në dyshim, si në të mirë ashtu edhe në të keqe, - premton Galiani. -
Por, nëse fiton dy kampionate mund të mendoj për ta lënë të lirë…” Një pasim që është kthyer në gol me portën bosh nga tekniku: “Mirë, nëse këto janë kushtet, duhet t’i futem punës…”. Më pas, Galiani ka qenë më serioz kur flitet sërish për Bekhamin: “E përsëris edhe një herë se avokati i tij na ka kërkuar, nëse, përveç stërvitjes do të kishte qenë e mundur të luante ndonjë ndeshje. ‘Eshtë i mirëpritur’, ka qenë përgjigjja dhe ndoshta na ndihmon edhe në derbi…”. |
|