Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Maldini fitues i shpërblimit Facchetti Tue Oct 28, 2008 12:14 pm |
|
|
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, ka fituar çmimin Facchetti Award, për lojën e tij ferr dhe aftësitë për të qenë një shembull për të tjerët në fushën e lojës.
Paolo Maldini është një prej legjendave të mbetura në lojë. Ai ka bërë plot 624 paraqitje për klubin milanez dhe ka shënuar 29 gola gjatë kohës së tij. Çmimi ndahet për nder të ish-lojtarit të Interit, Giacinto Facchetti, i cili fatkeqësisht humbi betejën me kancerin në moshën 64-vjeçare, dy vite më herët.
Facchetti ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, duke fituar katër skudeto dhe dy Kupa Evropiane me nerazurët. Ai po ashtu bëri 94 paraqitje për kombëtaren italiane gjatë një periudhe 14 vjeçare, përfshirë edhe suksesin në Euro 68 dhe humbjen në finalen e Kupës Botërore 1970. |
|