Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Inter barazon, Napoli dhe Milano fitojnё nё udhёtim Mon Oct 27, 2008 12:40 pm |
|
|
Napoli ka shёnuar fitore nё udhёtim tek Lazio me rezultat minimal, 1-0. Me po tё njёjtin rezultat ka fituar edhe Milani nё udhёtim tek Atalanta, derisa Interi nuk ka arritur tё shёnojё fitore ndaj Genoas nё fushё tё vet.
Pas njё fillimi tё mirё tё sezonit, Lazio ngadalё i largohet kreut tё Serie A. Napoli arriti ta mposhtё ekipin romak me rezultat 1-0, me anё tё njё autogoli tё Siviglia nё minutёn e 61-tё.
Inter nё mёnyrё befasuese ka barazuar pa gola nё fushё tё vet ndaj Genoas. Nerazurёt luajtёn me njё lojtar mё shumё nё 30 minutat e fundit, pasi qё nga minuta e 60-tё Criscito u largua nga loja pёr shkak tё dy kartonёve tё verdhё.
Milani ka marrё tre pikё tё rёndёsishme pas fitores minimale nё udhёtim tek Atalanta, me golin e vetёm tё shёnuar nga Kaka, dhjetё minuta para fundit tё ndeshjes.
Ndёrkohё kriza e Romёs po thellohet, pasi qё ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti pёsoi humbje prej 3-1 nё fushё tё Udineses. |
|