Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Ronaldinho po i afrohet nivelit optimal fizik. Tue Oct 21, 2008 10:24 pm |
|
|
Ish-sulmuesi i Barcelones, braziliani Ronaldinho la shenjen e pare te vecante ne aventuren me Milanin, duke shenuar golin e fitores ne derbin me Interin. Nje fitore impresive, qe u pasua nga dy golat e tij ne suksesin e fundit te kuq e zinjeve, 3:0 me Sampdorian. Shume dyshime u ngriten me ate operacion qe realizoi Galiani duke sjellur Ronaldinhon ne Milanelo nga Barcelona, ndersa skuadra kishte nevoje per perforcime ne sektore te tjere. Galiani i jep se fundi pergjigje ketyre dyshimeve: “Nuk ishte bast i rrezikshem marrja e Ronaldinhos, pasi ne nuk veme bast per asnje futbollist. E konsideruam ate nje futbollist te madh dhe koha na dha te drejte. Jemi te kenaqur per kete zgjedhje te bere”. Rritja e kondicionit fizik te Ronaldinhos, qe do te sjell dhe nivelin e tij me te mire, jepet e sigurt nga tekniku i pergatitjes fizike te Milan, Daniele, Tonjaci. “Kur Ronaldinho erdhi ne Milanelo, kondicioni i tij fizik ishte 20 deri ne 50 per qind, i pohoi Gazzetta dello Sport, Tonjaci. Natyrisht ky tregues inuk ishte e mjaftueshem. Por situata e krijuar ishte ideale. Duke luajtur vetem nje here ne jave, u ndertua programi per rritjen e treguesve te gjendjes fizike”. Tonjaci beson se pergatitja ne Dubai gjate nderprerjes se shkurter dimerore te serise A, do te jete esenciale per Milanin si skuader, por dhe Ronaldinhon si individ. “Jam i sigurt se ne fillim te vitit 2009, Ronaldinho ao te arrije kulmin e formes se tij. Padyshim ketu do te ndikoje shume dhe qendrimi pozitiv i sulmuesit brazilian ne stervitje. Ai stervitet me shume gezim dhe ka uri ne punen me topin”, perfundoi Tonjaci. __________________ |
|