Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: KAKA ZË VEND NË MESIN E LEGJENDAVE Mon Oct 20, 2008 10:02 pm |
|
|
Futbollisti më i mirë në botë, Leite Kaka, iu është bashkëngjitur legjendave të futbollit brazilian, si Peles apo Zicos, në muzeun e stadiumit Maracana në Rio de Janeiro. Mesfushori 26 vjeçar i Milanos, i cili vitin e kaluar u shpall lojtari më i mirë në botë, bëhet futbollisti më i ri në histori që vendos këmbët e tij në këtë pjesë të stadiumit, e cila është e ndarë për të famshmit. Kjo ceremoni u krye vetëm disa çaste para stërvitjes së fundit të Brazilit në stadium, para duelit me Kolumbinë, të cilin do ta zhvillojnë nesër. “Është një nder i veçantë për mua. As që kam ëndërruar ndonjëherë se do të më vijë dita t’iu bashkëngjitëm këtyre emrave të mëdhenj të futbollit brazilian”, ka deklaruar Leite Kaka, i cili në kombëtaren braziliane u rikthye pas më tepër se 11 muajve pushim. |
|