Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Spalletti: Mund të dalim nga kjo situatë Sun Sep 28, 2008 7:41 pm |
|
|
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka komentuar për situatën aktuale të skuadrës së tij para ndeshjes së të dielës kundër Atalantës.
“Ne jemi munduar ta ndërtojmë skuadrën në bazë të mundësive financiare, gjithmonë në marrëveshje me drejtuesit e klubit”.
“Duhet të mësohemi të mos jemi aq naivë, të përballemi më mirë me situata të ndryshme, p.sh. si ajo kundër Genoas. Sido që të jetë ekziston vullneti për të dalë nga kjo situatë dhe duke parë punën që e bëjnë lojtarët, mendoj se do të kemi sukses”.
“Totti nuk do të luajë (kundër Atalantës). Dhe duke pasur parasysh gjendjen e tij, ne jemi stërvitur ta zhvillojmë ndeshjen edhe pa të. Edhe kondicioni i Aquilanti është gjë që duhet të kihet parasysh. Vucinic dhe Riise janë në formë të mirë, por kur skuadra nuk luan mirë as ata s’kanë çfarë të bëjnë”, ka thënë trajneri i Giallorossëve. |
|