Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Mourinho: Mund ta mposhtim Romën Sun Oct 19, 2008 12:07 pm |
|
|
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, beson se nerazurët mund të shënojnë fitore në udhëtim tek Roma, dhe shton se nuk frikohet nga askush.
“Nëse frikohem? Çka është ajo? Nuk e di kuptimin e fjalës frikë. Dueli me Romën është ndeshje në të cilën mund të fitojmë dhe nuk dyshoj në këtë”, ka thënë Mourinho.
“Megjithatë ata janë një kundërshtar i fuqishëm dhe tashmë kanë mbetur prapa gjashtë pikë dhe nuk dëshirojnë ta shtojnë këtë në nëntë. Suksesi në këtë ndeshje sigurisht që është i rëndësishëm për ne, por unë kam fituar katër kampionati dhe di si të sillem në ndeshje të tilla”, ka thënë Mourinho.
“Nuk është aq e rëndësishme nëse do të fitohen pikë në ndeshje të mëdha, sa ëshë e rëndësishme të mos humben pikë në ndeshje të kota. Qëllimi im nuk është fitorja në Romë, por fitimi i skudetos”, shton portugezi.
Inter |
|