Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Gilla vazhdon me formën e mirë Sun Oct 19, 2008 12:02 pm |
|
|
Ndeshja e parë e javës së shtatë në Serie A, e zhvilluar në Artemio Franchi ndërmjet Fiorentinës dhe Regginas i ka takuar skuadrës vendase e cila ka shënuar fitore me rezultat 3-0.
Gjërat shkuan në favor të Fiorentinës kur portieri mysafir Campagnolo shkaktoi penallti duke u përjashtuar edhe me karton të kuq, ndërsa Pazzini nuk e pati të vështirë që ta shndërronte në gol gjuajtjen nga pika e bardhë (40’).
Edhe pse me një lojtar më shumë në fushë vendasit nuk mund ta shënonin golin e sigurisë deri në kohën kur në lojë hyri ish-sulmuesi i Milanit, Alberto Gilardino.
Sapo hyri në lojë Gilla e dyfishoi rezultatin për Violan (75’), ndërsa pas gjashtë minutash (81’) ai shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Fiorentinën në këtë ndeshje, duke siguruar tri pikë shumë të rëndësishme. |
|