Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Galliani: Beckhami mund tё stërvitet me ne Sat Oct 18, 2008 9:38 pm |
|
|
Zёvendёspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se nuk ёshtё i njoftuar me tregimin e rikthimit tё Beckhamit nё Evropё, por nuk ka asgjë kundër stërvitjes sё anglezit me rosonerёt.
Mediat angleze sot kanë publikuar se David Beckham planifikon sёrish tё kthehet nё Evropё dhe tё stërvitet me ndonjë klub gjatë kohës sё pauzës nё kampionatin amerikan.
Arsenali, ku Beckham u stërvit vitin e kaluar, sёrish përmendet, por nё lojё kёtё vit ёshtё edhe Milani. Galliani thotë se nuk ёshtё i njoftuar me kёtё gjё, por nuk ka asgjë nёse Beckham dëshiron tё stërvite me rosonerёt.
“Nuk di asgjë pёr kёtё tregim, por nёse David Beckham dëshiron tё stërvitet me ne, nuk do tё ketë probleme. Beckhami nё tё kaluarёn ka qenё afёr kalimit nё Milan, por ai vendosi tё kalojё nё LA Galaxy dhe nuk di asgjë pёr dëshirat e tij”, ka thёnё Galliani. |
|