Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Nistelrooy shpëton Realin në minutën e fundit Sun Sep 28, 2008 7:42 pm |
|
|
Real Madrid me dhjetë lojtarë në fushë arriti të shënojë fitore me rezultat 2-1 në udhëtim tek Betis, falë golit të vonshëm shënuar nga Ruud van Nistelrooy.
Los Merengues, që kërkonin fitoren e katërt në radhë në La Liga, kaluan në epërsi me golin e Gabriel Heinze (19’), por vendasit barazuan në pjesën e dytë me anë të Sergio García (54’).
Golashënuesi i Betisit u përjashtua nga loja dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt, ndërsa që nga minuta e 52-të edhe Reali luajti me 10 lojtar pas përjashtimit të Marsielos.
Kur kishte nevojë më së shumti, aty u gjend Ruud van Nistelrooy, i cili shënoi golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes, pas një asistimi nga Robben. |
|