Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Deschamps mund ta marrё drejtimin e Bolognas Sun Sep 28, 2008 7:47 pm |
|
|
Sipas mediave italiane, nёse Bologna do tё pёsojё edhe njё humbje, trajneri aktual Daniele Arrigonido do tё shkarkohet dhe nё vend tё tij do tё vijё Didier Deschamps.
Sot Bologna do tё luajё me Napolin, ndërsa presidenti i klubit, Francesca Menarinni, ia ka bёrё tё qartё trajnerit aktual se kjo ndeshje do tё jetё vendimtare pёr tё.
Bologna startoi nё mёnyrёn tё mirё, duke shёnuar fitore nё San Siro ndaj Milanit, por pastaj i humbi tё gjitha ndeshjet dhe ende nuk ka shёnuar gol nё fushё tё vet.
Sipas Tuttosport, favorit pёr tё zёvendёsuar trajnerin aktual Daniele Arrigoni, ёshtё ish-trajneri i Juventusit, Didier Deschamps. Ky do tё ishte klubi i parё me tё cilin Deschamps do tё garojё nё Serie B, pasi qё nё kohёn kur drejtoi bardhezinjtё, ata garonin nё Serie B.
Krahas Deschamps, kandidatё pёr pozitën e trajnerit tё Bolognas janë edhe Alberto Zaccheroni dhe Walter Novellino. |
|