Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Edhe r80 ne shqiperi Fri Oct 03, 2008 10:08 pm |
|
|
Superylli brazilian Ronaldinho do të jetë pjesë e ekipit të Milanit i cili do të udhëtojë në Tiranë, për ndeshjen e vlefshme për trofeun “Taçi Oil Albania Reads” kundër ekipit shqiptar.
Lajmi është konfirmuar nga organizatori i sfidës së 14 tetorit në stadiumin “Qemal Stafa”, Rezart Taçi. Pas një bisede që ai ka pasur me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galiani, ai është siguruar se ylli brazilian do të jetë pjesë e skuadrës që do të luajë në Shqipëri.
“Pak ditë më parë, bisedova me administratorin e Milanit, Galianin, dhe ai më konfirmoi prezencën e Ronaldinhos në miqësoren që do të luhet në kryeqytetin tonë”, ka thënë Taçi.
Ylli brazilian, fitues i Topit të Artë në vitin 2005, është lënë jashtë kombëtares së Brazilit nga përzgjedhësi Carlos Dunga, për ndeshjen kundër Venezuelës dhe Bolivisë, dhe mungesa e tij me kombëtaren do t’i mundësojë atij të dalë në fushë përballë Tiranës.
Në ekipin e Milanit që do të udhëtojnë në Tiranë, pritet të jenë edhe yjet si Maldini, Seedorf dhe Shevchenko. |
|