Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Chiellini: Mos e fajësoni Ranierin dhe Del Pieron Sun Oct 05, 2008 6:37 pm |
|
|
Shtylla e mbrojtjes juventine, Giorgio Chiellini, mendon se drejtimi i gishtit kah Claudio Ranieri si fajtor kryesor për formën e dobët të Juves, nuk është e drejtë, dhe pohon se krejt skuadra e mbështet atë.
“Raporti ynë me trajnerin është i shkëlqyeshëm. Jemi të gjithë në një barkë dhe po mundohemi të lëvizim në të njëjtin drejtim”.
“Fatkeqësisht, nuk kemi arritur atë që kemi dashur në disa ndeshje, mirëpo askush nuk thotë se faji i takon trajnerit ose Alessandro Del Pieros”.
“Dëshiroj t’i përkujtoj të gjithë se Del Piero është paraqitur mirë kundër BATE-s dhe të mos harrojmë tre pikët që na i siguroi kundër Zenitit”.
“Problemi është se sezonin e kaluar jemi përqendruar vetëm në kampionat. Ndërsa këtë sezon luajmë çdo tre ditë, prandaj na duhet kohë që të adaptohemi”, ka përfunduar mbrojtësi italian. |
|