Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Ibrahimovic dhe Adriano i sjellin fitoren Interit Sun Oct 05, 2008 6:34 pm |
|
|
Kampioni i Italisë, Inter, e ka mposhtur sonte në Giuseppe Meazza skuadrën e porsakthyer në Serie A, Bolognia, me rezultat 2-1.
Zikaltrit ishin dukshëm skuadër më e mirë në ndeshje, ndërsa Ibrahimovic dalëngadalë po e rikuperon formën e tij më të mirë pas lëndimeve të cilat e munduan për një kohë.
Ishte pikërisht sulmuesi suedez ai që ua dha epërsinë vendasve në pjesën e parë (25’). Me këtë rezultat përfundoi edhe gjysmëloja e parë, edhe pse Interi ka mundur të shënojë më shumë gola.
Në pjesën e dytë (50’) Perandori Adriano dyfishon rezultatin nga pika e bardhë, për t’ia ofruar qetësinë trajnerit Jose Mourinho.
Edhe pse mysafirët ngushtuan epërsinë vetëm gjashtë minuta më vonë me anë të Moras, bolonjezët nuk u treguan aq të fuqishëm saqë të barazonin me kamponit në fuqi. |
|