Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Oddo: Italianët duhet t’i marrin shembull gjermanët Fri Oct 03, 2008 10:32 pm |
|
|
Milanisti i huazuar te Bayern Munichu, Massimo Oddo, e ka lavdëruar ambientin familjar në stadiumet gjermane duke pohuar se Kampionati italian mund të mësojë nga Bundesliga.
Në Itali ka pasur shumë probleme nëpër stadiume si pasojë e dhunës së tifozëve këto vitet e fundit, derisa më i riu ishte incidenti i një tifozi të tërbuar napolitan në ndeshjen e parë të sezonit kundër Romës.
“Në gjermani njerëzit shkojnë në stadiume me fëmijët e tyre, ndërsa tifozët e të dyja skuadrave janë të përzier”.
“Ky është një triumf i madh për sportin. Fatkeqësisht, në Itali, një e gjë e tillë nuk është e mundur”, ka thënë mbrojtësi italian. |
|