Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Sërish Gilardino Sun Sep 28, 2008 7:40 pm |
|
|
Fiorentina ka shënuar fitore minimale kundër Genoas në Artemio Franchi për ta rikuperuar humbjen prej 3-0 në mesjavë nga Lazio.
Prandelli luajti me formacionin 4-3-3, duke inkuadruar në sulm Adrian Mutu, Alberto Gilardino dhe Franco Semioli.
Kundërshtarët nga Genoa sulmonin me Raffaele Palladinon, Ruben Oliveran dhe Marco Rossin, derisa sulmuesi i rikthyer i Genoas, Diego Milito, befasisht e filloi ndeshjen nga stoli.
Ishte sulmuesi i transferuar nga Milani, Alberto Gilardino, ai i cili siguroi fitoren e Violas në minutën 61 duke shënuar golin e vetëm në ndeshje dhe të pestin personal në të gjitha garat në këtë fillim sezoni. |
|