Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Ronaldihno vendos derbin Wed Oct 01, 2008 12:43 am |
|
|
Derbi i 268-të ndërmjet Milanos dhe Interit përfundoi me fitoren e Rosonerëve. Ishte një natë speciale për dy kapitenët...Paolo Maldini zhvilloi derbin e 55-të në karrierë kundër Interit, ndërsa Javier Zanetti zhvilloi ndeshjen e 601 për skuadrën e tij. Strategët ndër më të mëdhenjtë në botën e futbollit, Carlo Ancelotti dhe Jose Mourinho, u takuan për herë të dytë në një ndeshje zyrtare, pas asaj në superkupën evropiane të vitit 2004, ndërsa të parën në derbin më të madh lokal në botë. Pamë debutimin e të madhit Ronaldinho kundër rivalit të qytetit, dhe një ndeshje e cila më shumë i ngjante një loje shahu se sa një ndeshje futbolli. Një gabim në mbrojtje vendosi fituesin...Ronaldinho e vërejti Kakan të vetmuar në krahun e djathtë, ndërsa ky i fundit e priti Ronaldinhon të futet në zonë, kurse Dinho në stilin e qendërsulmuesit me kokë qëlloi cakun. Mourinho tentoi ta fiton betejën me forcë dhe në duelet në ajër. Ai në pjesën e dytë inkuadrojë në lojë Adrianon dhe Cruz-in, por as kjo taktik e tij nuk solli ndryshim të rezultatit. Momenti i ndeshjes që edhe përfundoi çdo dilemë të fituesit, ishte kjo kur në minutën e 76 Burdiso ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Kjo i ndihmoi në mas të madhe Milanos që ta mbajë topin në kontroll. Rreziku më i madh në pjesën e dytë për portën e Rosonerëve ishte kjo gjuajtje e fortë e Stankoviqit, e më pas edhe të Adrianos, por asnjëri nuk arriti të mposhtë Abbiatin më formë. Edhe Marko Materazzi ndëshkohet direkt me karton të kuq, pasi nga banka e rezervistëve e kishte sharë gjyqtarin autoritativ, Emilio Morganti, i cili drejtoi për mrekulli derbin më të madh evropian. Inter pësoi disfatën e parë në këtë edicion, ndërsa me këtë fitore Milano iu afrua Interit në vetëm një pikë. Pas disfatës së Interit, lider aktual në Serie A është Lazio. Trajneri Delio Rossi ka ndërtuar një skuadër shumë të fortë dhe homogjene. Ai është shumë i kënaqur me lojën që po e tregojnë futbollistët e tij, ndërsa beson shumë se Lazio mund ta fitojë edhe Scudetto-n, nëse tifozët e mbushin në çdo ndeshje stadiumin Olimpik. Kjo mund të bëhet realitet nëse njëmend Lazio vazhdon të luajë njëjtë sikurse kundër Torinos. Bjankoqelestët e mpostën Toron në shtëpi lehtë me rezultat 3:1, ndërsa edhe një herë më radhë shkëlqeu argjentinasi Mauro Zarate, i cili me dy golat e tij kundër Torinos u ngrit në kuotën e 6 golave në Serie A dhe prin në listën e golashënuesve. Lazmo ende po luan pa sulmuesin tjetër të rrezikshëm, Tomaso Rocchi-n, e kur edhe të kthehet, atëherë do të shohim një Lazio edhe më të fortë. Napolin nuk e kemi parë të jetë në pozitën e dytë të klasifikimit pas xhiros së 5-të, ndoshta prej kohës kur në këtë skuadër luante i jashtëzakonshmi Maradona. Mirëpo, këtë pozitë po e meritojnë napolitanët që kanë një skuadër shumë të re, por gjithsesi të talentuar. Fitorja e fundit ndaj Bologna-s ishte e pritur, mirëpo Napoli po shfaq lojë shumë agresive dhe shumë të shpejtë, gjë e cila mund të jetë e rrezikshme për çdo skuadër rivale. Edhe Udinese është njëra prej atyre skuadrave të cilat e meritojnë të jenë në pjesën e lartë të renditjes tabelare. Udinese shënoi fitoren e tretë në këtë edicion, ndërsa të dytën në shtëpi. Dyshja sulmuese, Di Natale – Quagliarella, edhe një herë me radhë po dëshmon cilësitë e tyre, kurse edhe javën e ardhshme Udinese ka gjasa reale për të shënuar fitoren e tretë rresht, pasi në Friuli udhëton Torino që po tregon formë të dobët. Juventusi barazoi për herë të tretë në këtë edicion. Zonja e vjetër nga Torino nuk arriti të mposhtë Sampdorian në Marasi dhe kështu bjankonerët mbetën në kuotën e 9 pikëve. Sulmuesi David Trezeguet mund të thuhet se i mungon Juventusit, edhe pse në tri ndeshjet e para, duke mos e llogaritur këtë, Amauri ishte golashënues. Forma e Juves pritet të ngritët nga ndeshja në ndeshje, por barazimi me Catanian dhe kjo me Sampdorian, nuk janë shenja të mira skuadrën e drejtuar nga Claudio Ranieri. A është këndell Roma pas fitores ndaj Atalantës apo ndoshta ishte një natë e dobët e mysafirëve. Po themi kështu ngase Roma po luan mirë në shtëpi, ndërsa në udhëtim nuk po arrin së paku të barazojë. Javën e ardhshme Roma i shkon Sienës njërës prej skuadrave të vogla më të papërshtatshme në Serie A, sidomos kur luan para publikut vendas. Firentina edhe një shpëtoi me golin e Alberto Gilardinos, ndërsa Genoa pësoi edhe një disfatë. Këto dy klube së bashku me Palermon, duket se janë shumë të sigurta në shtëpi, çka nuk mund të thuhet kur luajnë si mysafirë. Në xhiron e 6-të Fioretina i shkon Chievos, Palermo Juventusit, ndërsa Genoa në shtëpi e pret Napolin. Edhe java e ardhshme në kampionatin italian pritet të jetë si gjithmonë shumë e fortë dhe e paparashikueshme. |
|