Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Lippi beson se Milani mund të fitojë skudeton Fri Oct 31, 2008 1:17 pm |
|
|
Menaxheri i Italisë, Marcello Lippi, është i bindur se befasitë e këtij fillimi të sezonit, Udinese dhe Napoli, mund të mbeten edhe më tej në garë për skudeton, por thotë se Milani është një hap para rivalëve të tjerë.
“Ky vërtet është një turne shumë argëtues dhe i balancuar. Gara për titull pa dyshim se do të jetë e ngushtë këtë sezon dhe si pasojë Serie A edhe një herë do të jetë pikë referimi e futbollit evropian”, ka thënë Lipip.
“Jam i sigurt se Napoli dhe Udinese mund të konsiderohen si pretendues për titull nëse qëndrojnë në krye deri në mars, pasi Liga e Kampionëve gjithmonë ndikon tek ekipet në pranverë”.
“Milani është një hap para nga të tjerët. Jo vetëm për shkak të pozitës aktuale, por pjesërisht sepse ata nuk do të lodhen nga Liga e Kampionëve”, shton italiani. |
|