Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Hull City befason Arsenalin Sun Sep 28, 2008 7:47 pm |
|
|
Arsenali ka rënë nga kryesimi i Premerligës, pasi që Hull City erdhi nga disavantazhi prej 1-0 për të shënuar fitore senzacionale me rezultat 2-1 në Emirates Stadium.
Një autogol i shënuar nga Paul McShane, pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, solli avantazhin për topçinjtë, por Geovanni barazoi 12 minuta më pas, para se Daniel Cousin t’u japë avantazhin mysafirëve, në minutën e 66-të, që doli të ishte edhe goli i fitores.
Kjo është humbja e dytë e ekipit të drejtuar nga Arsene Wenger në Premierligë, i cili të dielën mbush 12 vite si trajner i Arsenalit. Humbja e parë e topçinjve ishte në udhëtim tek Fulham.
Humbja e zbret Arsenalin në vendin e katërt me 12 pikë, dy pikë prapa kryesuesve, Chelseat dhe Liverpoolit, dhe një pikë prapa Aston Villas. |
|