Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Shearer mohon rikthim tek Newcastle Sun Sep 28, 2008 7:45 pm |
|
|
Alan Shearer i ka mohuar deklaratat e menaxherit tё pёrkohshёm tё Newcastle, Joe Kinnear, se legjenda e klubit planifikon tё rikthehet.
Qё nga caktimi e Kinnear nё detyrёn e menaxherit tё Newcastlet tё premten, ai nuk priti shumё dhe deklaroi se sё shpejti nё klub do tё vijnë pronarёt e rinj, tё cilёt do t’i kthejnë Shearerin dhe Keegan sёrish nё klub.
“Nuk planifikoj diçka tё tillё. Nuk e di prej ku doli e gjitha kjo. Nuk e di pёr çfarë flasin. Unё vet isha i befasuar ashtu si edhe tё gjithё, kur Joe Kinnear u caktua nё detyrё. Duke gjykuar sipas intervistës, duket se ai ёshtё pak i turpëruar nga vetvetja”, ka thёnё Shearer. |
|