Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Muntari: Spallettin e kam si baba, por do ta mposht Sun Oct 19, 2008 12:08 pm |
|
|
Mesfushori i Interit, Sulley Muntari, e ka përshkruar trajnerin e Romës si një figurë me ndikim dhe autoritet prindi për të, por ka deklaruar se është i gatshëm ta japë më të mirën nga vetja, për ta fituar në ndeshjen e nesërme derbi të Serie A.
Muntari luajti nën drejtimin e Spallettit në Udinese dhe krahas asaj që ka respekt të thellë për të, futbollisti thotë se ndjenjat humbin vlerën në fushë.
“Spalletti është si baba për mua, por më duhet ta mposht. Dua ta falënderoj pasi që pati besim në mua”, ka thënë futbollisti i Interit.
“Sa i takon Romës, ky ekip do të luajë me të gjitha fuqitë kundër nesh. Rezervat duan të tregohen, pasi që ata për momentin kanë problem me lojtarët e lënduar. Në anën tjetër, kuptohet, ne do të shkojmë vetëm për fitore”, ka shtuar Muntari. |
|