Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Mjaftoi gjysma e dytë që Arsenali ta shfaq fuqinë Sun Oct 19, 2008 12:02 pm |
|
|
Mjaftoi gjysma e dytë që Arsenali ta shfaq fuqinë Topçinjtë nga Londra kanë shënuar fitore 3-1 kundër Evertonit në Emirates pas një disavantazhi minimal i cili zgjati deri në pjesën e dytë.
Arsenali e filloi keq ndeshjen dhe kjo u vërejt vetëm pas nëntë minutash kur mysafirët shënuan golin e avantazhit me anë të Osman.
Megjithatë se sa e fuqishme është skuadra e Arsene Wenger u vërejt në pjesën e dytë.
Golin e barazimit e shënoi i transferuari i sivjetmë te Arsenal, Nasri (48’). Njëzet minuta pa përfunduar ndeshja, Van Persie krijoi avantazhin në 2-1.
Ndërsa i inkuadruari nga stoli, Theo Walcot, shënoi rezultatin përfundimtar 3-1 në fund të takimit (90’). |
|