Atif22
Web Master
Age : 29
Join date : 28/09/2008
Numri i postimeve : 258
Location : prishtina
|
Titulli: Barca fiton derbin e qytetit Sun Sep 28, 2008 7:43 pm |
|
|
Blaugranët kanë shënuar fitore ndaj skuadrës së dytë nga qyteti i Barcelonës, Espanyol, me një gol të shënuar në fund të ndeshjes nga penalltia.
Pavarësisht se Barcelona ishte skuadër më e mirë në fushë, Espanyol krijoi avantazhin në minutën 20’ me anë të Coro, pas një rrëmuje para portës së Victor Valdes, i cili edhe është fauluar, mirëpo gjyqtari nuk vendosi ashtu.
Djemtë e Gardiolas vazhdonin me performancën e mirë, mirëpo goli mungoi deri në 15 minutat e fundit të ndeshjes.
Fillimisht, në fund të pjesë së parë u largua nga loja Nene, pas kartonit të dytë të verdhe për t’ua bërë më të lehtë mysafirëve ndeshjen, megjithatë fati ishte në anën e nikoqirëve.
Ishte minuta e 76 kur sulmuesi francez Thierry Henry e shndërroi në gol një gabim të portierit Kameni duke barazuar shifrat në 1-1.
Është dashur të pritet deri në minutat shtesë të ndeshjes që Barcelona t’i rrëmbejë të tre pikët nga ky takim shumë i vështirë.
Leo Messi e shndërroi në gol një penallti të fituar nga Samuel Eto’o (90’+6’) për t’ia dhënë Barcelonës një fitore të artë në këtë derbi jashtëzakonisht të bukur. |
|